Ora News - Noka paralajmëron: Pas 28 qershorit marrëdhënia jonë me qeverinë do ndryshojë…

2018-06-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Flamur Noka në komisionin e sigurisë ka paralajmëruar se Europa nuk do t'i hapë dyert Shqipërisë dhe pas datës 28 qershor marrëdhënie mes opozitës dhe qeverisë do të ndryshojë.

Gjatë fjalës së tij, Noka tha se Rama nuk ka ëndërr Europën, por ëndrra e tij është krimi dhe korrupsioni, ndërsa tha se ai kërkon të kthejë Shqipërinë në Siri.

Flamur Noka: Sot negociatat janë thuajse të pamundura, ndaj Rama për të hyrë në sytë e Europës është gati ta bëjë Shqipërinë Siri vetëm që ta shohin me një sy tjetër.

Cila është rruga drejt Europës? Që të heqësh një ministër trafikant dhe të vendosësh një ministër që e ka vëllain të dënuar për trafik droge dhe tja paraqesësh shqiptarëve si një standard normal dhe të mirëqenë.

A mendoni se Europa mund të pranojë një Shqipëri me këto standarde? Këto janë standardet e Edi Ramës, por jo të Europës.

Ndaj si sot një javë Europa pritet t'i mbyllë dyert Shqipërisë, sepse nuk mund të pranojë një qeveri inkriminuar nga koka te këmbët. Një qeveri që ka kapur drejtësinë, një qeveri ku korrupsioni ia ka mbytur frymën ekonomisë dhe biznesit të ndershëm!

Një qeveri ku në vend të ecim drejt Europës, por ecim drejt asgjëkundit dhe Europa ka pritur të tjera gjëra. Sot është koha ti themi gjëra troç, asnjë nga prioritetet që ka patur dhe që ka Shqipëria nuk është realizuar. Unë po ju them që nuk është padija e kryeministrit, por është dashuria që ka ky kryeministër për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ëndrra e Edi Ramë nuk ka qenë Europa, por ëndrra e tij është të flejë në shtratin e krimit dhe të qeverisë me krimin.

Pas një jave Europa do t'ju përplasë derën në surrat, dhe për fat të keq këtë pasojë do ta vujanë edhe shqiptarët.

Ne si opozitë jemi këtu për tju thënë se pas datës 28 qershor marrëdhënie jonë me ju do ndryshojë. Nuk do pranojmë më që Rama të mbajë peng të ardhmen europiane të këtij vendi, nuk do të pranojmë që në këtë vend të ketë qeveritarë që nuk mendojnë për të ardhmen por vetëm për karrigen e tyre dhe për thasët e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/noka-paralajmeron-pas-28-qershorit-marredhenia-jone-me-qeverine-do-ndryshoje

Free Traffic Exchange