Kapet gomonia 12 metra e gjate

2018-06-20 1

Rreth orës 23:00 të së martës policia bregdetare e Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanzia kanë kapur në Darëzezë të Fierit një gomone me motora të fuqishëm. Sipas informacioneve të para, gomonia është rreth 12 metra e gjatë me dy motora, me kapacitet 300 kuaj fuqi secili.

Nuk dihet ende nëse gomonia do të transportonte drogë e nëse kjo e fundit mund të jetë hedhur në det. Deri më tani nuk ka ende konfirmim nga policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia e antidrogës si dhe FNSH, ndërkohë që Guardia di Finanza ndodhet në brendësi të bregdetit me mjetet lundruese. Gomonia tashmë është buzë detit në mbikëqyrje të policisë.

Free Traffic Exchange