Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky ishte tempulli artistik i hapësirës shqiptare.
Zanafilla e kësaj vatre artistike te shqiptareve figuron ne histori në 24 Maji i vitit 1944, ku si shfaqje përuruese u përzgjodh ?Pleqtë dhe lufta?.
Por, emertimin legal si Teatri i shtetit e mori ne 24 Maj 1945. E para se të khehej ne institucionin teatror me te rëndësishëm te Shqiperise, godina e cila sot njihet si Teatri Kombetar, e ndertuar ne 1938-ten nga Italia, pati sherbyer si ?Kinema Reviste? ne kompleksin kulturo-argetues ?Circolo dopolavoro?, ku jepeshin shfaqje per ushtrine dhe kolonet italiane nga trupat teatrore shetitese.
Pak vite me vone, njihej si Kinema-Teater Kosova, derisa qeveria morri vendimin qe te themelohej Teatri Kombëtar.
Ne prill te vitit 1945, me rastin e kongresit te Rinise qe u mbajt ne Tirane, u dhane disa shfaqje teatrore te cilat nxorren si produkt, aktoret me te talentuar,duke krijuar keshtu te parin teater profesionist ne Skqiperi.
Ne kasten e pare te aktoreve figurojne emra si Mihail Popi, Fadil SHiroka, Mihail Stefa, Liza Vordi, Ndoc Deda etj..
Inaugurimi final dhe venja e emrit teatri profesionist i shtetit u be me 25 Maj 1945 ?ku u dha shfaqja 'Topazi' nen regjine e Sokrat Mios, me lojen aktoriale te shkolles dramatike e cila u quajt shfaqja themeluese dhe u shfaq 4 here para 1300 spektatoreve.
Lindja e TK, perben padyshim nje nga vlerat sublime te kultures shqiptare.
Sot, 80 vite pas ngritjes se mureve te ketij institucioni, dilema e cila lindi natyrshem nder vite , nje orvatje rreth alternativash: nevoje per rikonstruksion apo domosdoshmeri per rindertim?
Diskutimi fillestar lindi nga nevoja, e nevoja çoi drejt disa zgjidhjeve ne terren. Amortizimi i çdo elementi, sistemi, orendive e deri te çarja e mureve te nderteses, qe alarmonte dukshem, te rikthen ne analizat e retrospektives per kete ndertese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-me-teater-nobel