Ora News - Kuksianët marrëveshje me drejtësinë, lirohen nga burgu

2018-06-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Elton Cengu dhe Vasil Laçi, dy nga 23 kuksianët të arrestuarit për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit do të kalojnë mbrëmjen e së martës natën e fundit në burg.

Prej mesditës së të mërkurës ata do të jenë të lirë, duke u bërë kështu kuksianët e fundit që do të kthehen në shtëpi pas protestës së 31 marsit kur u dogj pika e pagesës në Rrugën e Kombit.

Gjykata e Kukësit i shpalli ata fajtorë dhe i dënoi me 4 muaj burg në një seancë ku u miratua një marrëveshje fajësie mes të akuzuarve dhe prokurorisë së Kukësit.

Në të njejtën seancë, gjykata e Kukësit ndryshoi masën e sigurisë nga 'arrest në burg' në 'detyrim paraqitje' për Xhevahir Gashin dhe Isa Koloshin.

Ndërsa pak ditë më parë për arsye shëndetësore u la i lirë dhe i arrestuari Florim Onuzi.

Ndërsa për 12 protestues të tjerë tjerë që ishin me masa sigurie 'detyrim paraqitje', u dënuan me gjoba 100 mijë lekë të reja dhe tetë muaj periudhë prove të cilën sipas vendimit të gjykatës munden ta paguajnë me kestë prej 5 000 lekësh.

Për protestën në Rrugën e Kombit dhe aktet e dhunës u arrestuan 23 kuksianët, nga të cilët gjykata e shkallës së parë Kukës fillimisht la në burg vetem 11, ndërsa Gjykata e Apelit Shkodër la në qeli vetëm 4 persona me precedentë penalë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykata-e-kukesit-liron-nje-nga-3-kuksianet-qe-protestuan-ne-rrugen-e-kombit