Tubimi i dhunshëm në 'Rrugën e Kombit', gjykata liron edhe tre protestuesit e fundit kuksianë

2018-06-19 0

Gjykata e Kukësit ka liruar nga burgu edhe tre protestuesit e fundit të tubimit të dhunshëm në datë 31 mars 2018. Fillimisht u arrestuan 23 persona, disa u liruan nga Shkalla e Parë në Tiranë, disa nga Apeli në Shkodër dhe së fundmi Gjykata e Kukësit ku u rikthye cështja ka liruar 3 të fundit. Pak ditë më parë u lirua për arsye shëndetësore Florin Onuzi, ndërsa sot u lirua Xhevahir Gashi.Gjykata është shprehur sot se nesër u mbaron afati i paraburgimit edhe 39-vjeçarit Elton Cengu dhe Vasil Laçit 31 vjeç.

Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Kukësit, ku është firmosur marrëveshja e fajësisë me 16 nga 23 të hetuarit, një pjesë e tyre janë gjobitur, ndërsa të tjerët janë në shërbim prove pas lirimit nga burgu dhe shuarjes së të gjitha masave. Rreth dy muaj e gjysmë nga protesta e dhunshme në 31 mars, nga nesër nuk do të ketë asnjë të ndaluar, pasi të gjithë protestuesit janë liruar nga gjykata, ndërsa në shtator pritet që të futet në fuqi tarifa për të kaluar në Rrugën e Kombit me shumë lehtësi për banorët e Kukësit nga hera e parë që ishte planifikuar 5 euro për kalim

Free Traffic Exchange