Ora News - Vrasja e Marvi Mihalit, Gjykata e Tiranës kthen në burg Eugen Bitrajn

2018-06-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthehet në burg një tjetër i akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Marvi Mihalit, krim i ndodhur një vit më parë për shkak të konfliktit për një karikues celulari.

Pas Kridens e Marsel Allës, gjykata ka ndryshuar masën edhe për Eugen Bitrajn, i cili kishte dalë me masën detyrim për tu paraqitur, pasi akuzohej për moskallzim të krimit.

Të rinjtë akuzohen për vrasje në bashkëpunim të 20 vjeçarit Marvi Mihali, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit 'Dinamo'.

Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzë vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.

Tre të rinjtë që ishin me akuzë "moskallëzim krimi" u lanë të lirë nga gjykata, ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo.

Ndaj këtij prokurori u bë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit, madje ata i dërguan letër edhe kryeprokurores Arta Marku dhe më pas dosja i kaloi prokurorit Gjergji Tako.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-mavri-mihalit-gjykata-e-tiranes-kthen-ne-burg-eugen-bitrajn