Vlorë, aksioni i fshehtë i policisë, Report TV në plantacionin e kanabisit, hashashi çel sërish

2018-06-19 0

Report Tv zbulon parcelën me 300 rrënjë kanabis në "Pyllin e Poros" në Vlorë, e cila është asgjësuar nga policia vetëm tre ditë më parë.

Sipas burimeve nga policia, fillimisht parcela me kanabis është identifikuar nga patrullimet e Avionit të Guardia di Finanza, Frontex dhe më pas është bërë ndërhyrja nga toka për të asgjësuar bimët narkotike. Në pamje, duken qartë bimët e prera dhe një gropë uji, e cila u shërbente trafikantëve për të vaditur lëndën narkotike.

Hashashi çel sërish në vendin ku ishte kultivuar
Edhe pse policia ka asgjësuar bimët e mëdha, në këtë plantacion vijon ende të ketë bimë të vogla që kanë çelur. E gjithë parcela ishte e vendosur në një zonë që nuk frekuentohej nga barinjtë, aq më pak nga banorët e zonës.

Ankohen barinjtë: Sa herë zbulohet drogë, na shoqërojnë
Kultivimi i kanabisit në këtë zonë është kthyer në problem edhe për banorët e zonës apo edhe për barinjtë që kanë stane në këtë zonë. Duke qenë se ende nuk është bërë identifikimi i kultivuesve dhe toka është pa pronar, policia shoqëron për të marrë në pyetje barinjtë e zonës, të cilët ky veprim i policisë po i shqetëson kohët e fundit.

Free Traffic Exchange