Salianji-Noka tentojnë të godasin Veliajn - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja Komisionit të Medias dhe Edukimit ku në rend ditë ishte dëgjesa me ministren Kumbaro për godinen e Teatrit Kombëtar, është shëndërruar në një séance me kaos dhe incidente.Prania e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në këtë mbledhje nuk është pritur mirë nga deputetet e PD.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi kërkoi daljen jashtë te Veliajt pasi sipas saj, ai nuk ishte I ftuar në këtë seancë për Teatrin Kombëtar. Ai ndërpreu mbledhjen dhe tha se nuk do të vazhdonte pa dalë Veliaj jashtë.
Por kryetari I bashkisë së Tiranës iu përgjigj Vokshit duke deklaruar se nuk kishte shanse që, ajo ta largonte nga mbledhja e komisionit.Kjo ka sjelle dëgjenerimin e situatës pasi deputetet e tjerë të PD, Ervin Salianji, Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë tentuar të kapin me duar Erion Veliajn për ta nxjerre jashtë, cka ka sjelle reagimin e fortë te deputeteve të mazhorancës, kryesisht Ilir Beqjas dhe Fidel Yllit.Salla e mbledhjes së komisionit të medias dhe edukimit është kthyer në një arene shtyrjesh, ofendimesh dhe kërcënimesh mes palëve.