Rama: Lehtësira fiskle për investime e turistë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paketa fiskale që qeveria ka hartuar për sektorin e agroturizmit duke lehtësuar taksat dhe tatimet, ka një synim kryesor: Të tërheqë kursimet e emigrantëve për t?i investuar ato në zonat ku kanë shtëpitë.



Ndërsa qeveria do të kujdeset që ato të frekuentohen nga turistët.



Me këtë argument, kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistik bëri thirrje që investimet të fokusohen në agroturizëm.



Paraprakisht, Rama sqaroi se brenda javës do të ketë një takim me sipërmarrës që duan të investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje.



Paketa tjetër për lehtësirat në këto investime, ka ngjallur interesin e bizneseve vendase, dhe ky fakt do ti japë zgjidhje  fluksit të turistëve.



Nga ana tjetër, qeveria po përgatitet për  një inovacion të rëndësishëm teknologjik, për të regjistruar në kohë reale çdo transaksion në këtë sektor. Qëllimi është për të reduktuar informalitetin.

Free Traffic Exchange