Kristo: Shqiptari tronditet vetëm nga futbolli, Lapaj: reagojmë vetëm kur e keqja na vjen te dera

2018-06-19 6

Shqiptari tronditet vetëm nga ndeshjet e futbollit. Është e vetmja gjë që e trondit. Edhe ta pickosh në prapanicë, shqiptari nuk ngrihet?-është shprehur kështu sot në emisionin ?Rreze Dielli? pedagogu i mirënjohur Erion Kristo, i revoltuar me apatinë e shoqërisë shqiptare për problemet e shumta sociale apo keqqeverisjen. I ftuar në emision për të diskutuar pikërisht përse ka kaq pak ndjeshmëri sociale mes qytetarëve për të reaguar, Kristo tha se ka një perceptim të gabuar se shqiptarët reagojnë vetëm për partitë politike, por as kjo nuk është e vërtetë.

Ta sqarojmë një herë e mirë, shqiptarët nuk ngrihen as për partitë politike por marrin para në dorë kesh dhe nga një sanduiç me një copë sallator. Ne as në Facebook nuk bëjmë dot një protestë, kaq të mbaruar jemi.

Erion Kristo, pedagog
I ftuar në emision ishte dhe avokati Adriatik Lapaj, aktivist i njohur i shumë kauzave civile, që luftoi fort veçanërisht për banorët e Zharrëzës. Lapaj tha se keqqeverisja këto 30 vite ka shfrytëzuar përçarjen e qytetarëve të cilët reagojnë vetëm për hallet e tyre.

Ka një mentalitet këtu që unë çohem dhe reagoj vetëm kur kazma e pushtetit apo e liga më vjen tek dera e shtëpisë. Një gjë është e sigurt, nëse ti do reagosh në këtë mënyrë, kazma e pushtetit do të jetë aq e fortë dhe ti do jesh aq vetëm, saqë do të të rrënojë dhe ti nuk ke fuqi për ta ndalur. Pikërisht kjo i ka vlejtur keqqeverisjes në Shqipëri në këto 30 vjet.

Adriatik Lapaj, avokat

Free Traffic Exchange