Ora News - Krerët e bashkësive fetarë, thirrje për hapjen e negociatave me Shqipërinë

2018-06-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një letër të përbashkët drejtuar sot Kancelares Angela Merkel dhe Presidentit Emmanuel Macron, krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, bëjnë apel për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

?Në këtë moment të një rëndësie të madhe, shprehen përfaqësuesit e pesë komuniteteve fetare, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë atë që kemi shprehur kohët e fundit në deklaratën tonë të përbashkët të datës 21 prill 2018: ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës. Ne jemi pjesë e një historie që shtrihet në origjinën e Evropës. Është një histori që ka rrënjë mijëra vjeçare. Rrënjë të përbashkëta kulturore dhe sociale na lidhin. Jemi të bindur se rruga drejt Bashkimit Evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore?.

Duke riafirmuar angazhimin e tyre për të mbetur mbështetës të palëkundur të vlerave evropiane, përfaqesuesit e komuniteteve fetare kërkojnë mbeshtetje për Shqipërinë në procesin e pranimit.

?Rruga drejt Bashkimit Evropian është veçanërisht kritike për rininë tonë, thuhet në këtë letër. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro-entuziastëve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndjehen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre evropianë, janë të përjashtuar nga të njëjtat mundësi. Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto. ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëve, dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshëm për një Shqipëri si pjesë e Evropës?.

Letra drejtuar kancelares gjermane dhe presidentit francez është nënshkruar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman H Skënder Brucaj, Kryepeshkopi i Tiranës dhe i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë i Kishës Ortodokse Autoqefale, Prof. Dr Anastasios, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Shqiptare dhe Arqipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Kryegjyshi Botërior i Kryegjyshatës së Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ylli Doci./VOA/
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kreret-e-bashkesive-fetare-thirrje-hapjen-e-negociatave-me-shqiperine

Free Traffic Exchange