Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News siguron pamje të pak minutave pas shpërthimit të makinës së efektivit të policisë në lagjen "Partizani" të Shkodrës .
Policia e këtij qyteti deklaroi se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të 19 qershorit 2018.
"Nga veprimet e para hetimore rezulton se në pjesën e prapme të mjetit tip Benz me targe AA 284 DX në pronësi të shtetasit A. B. banues në Shkodër, ka patur shpërthim me lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale."
Mësohet se makina ka qenë e parkuar poshtë shtëpisë së Agim Bushgjokës, i cili shërben si efektiv policie në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Efektivët blu kanë marrë në pyetje kolegun e tyre por ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikte me njeri.
Nuk dihen ende arsyet ndërsa vijojnë veprimet hetimore, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-hidhet-ne-ere-makina-e-nje-polici