Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe se mazhoranca do të kërkojë shkarkimin e kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi. Po ashtu Balla tha se deputetët e PD ishin pajisur me vezë.
Taulan Balla: Një deputet me mbiemrin Balliu se nuk ja kujtoj emrin ka hyrë në Kuvend i armatosur me vezë në të gjithë xhepat e mundshëm që mban në xhaketë apo pantallona. Ndërkohë që ky rast është shoqëruar, dhe këtu dua të jem i ashpër, me akte dhune nga Salianji dhe Noka kundër punonjësve të gardës, të cilat bëjnë akte të përsëritura nga të dy këta deputetë.
Unë i bëj thirrje PD dhe kryetarit të saj në detyrë Bashës që të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme dhe të turpshme. Kaq e turpshem është edhe sjellja e zonjës Vokshi. Ne jemi duke konsideruar mbi nenet dhe parashikimet e rregullores për të kërkuar shkarkimin e zonjës Vokshi. Ne kemi dhënë konsensusin tonë në kuadër të parashikimeve të frymës së rregullores për një ndarje sipas proporcionalitetit që mbajmë në parlament, ku 5 komisione i takojnë mazhorancës dhe 3 opozirtës. Por drejtimi në këtë mënyrë i komisionit është i patolerueshëm.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Albana Vokshit. Ajo e konsideroi propozimin e Ballës absurd, ndërsa tha se nuk intimidohet dhe as impresionohet.
Albana Vokshi: Nuk më intimidon as më impresionon as propozimi absurd i Taulant Ballës që po konsideronin shkarkimin tim. Jo Albana, jo deputetët e opozitës në këtë komision, por të gjithë deputetët e opozitës nuk do heqin dorë nga e vërteta. Ne do vazhdojmë, do e therrasim të hënën, të martën, të mërkurën do rrimë 24 orë derisa ministrja të parqitet. Do bëjmë tran
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-do-kerkojme-shkarkimin-e-albana-vokshit