Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Makina e një efektivi policie në Shkodër është hedhur në erë.
Mësohet se makina ka qenë e parkuar poshtë shtëpisë së Agim Bushgjokës, i cili shërbente si efektiv policie në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.
Efektivët blu kanë marrë në pyetje kolegun e tyre por ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikte me njeri.
Nuk dihen ende arsyet ndërsa policia ka nisur hetimet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-hidhet-ne-ere-makina-e-nje-polici