Incidenti/Noka i sulet Veliajt, kërkon ta nxjerrë me dhunë nga komisioni i Medias

2018-06-19 0

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka debatuar ashpër me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Vokshi ka kërkuar që në dëgjesën e sotme para Komisionit të ishte prezente ministrja Mirela Kumbaro, për të dhënë shpjegime lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Bashkë me të ka qenë edhe Veliaj. Pas kësaj, Vokshi ka thënë se Rama i dërgon të dy bashkë Kumbaron dhe Veliajn për të manipuluar. Në këtë çast komisioni është përfshirë nga replikat, ku në debat ka ndërhyrë deputetja socialiste Milva Ikonomi.

Seanca është ndërprerë për pak minuta, dhe ka rifilluar me dyer të mbyllura. Mediat janë nxjerrë jashtë, ndërkohë që para Komisionit ndodhet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.