Ora News - Akuzohet për tjetërsim pronash, Lek Frroku: Tokat janë marrë edhe për një gotë raki…

2018-06-19 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka hedhur akuza në drejtim të Prokurorisë së Lezhës. Deklaratat Frroku i bëri nga ambientet e gjykatës ku ishte paraqitur për zevendesim të mases së sigurisë.

Frroku tha se prona në fjalë është ndarë që në vitin 2002 dhe ai dhe pjestaret e tjerë të familjes së tij e kanë blerë këtë prone dhe se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

Megjithatë, ai pranoi se persona të pa shkolluar në administratë, kanë lëshuar dokumente për marrje toke në pronësi edhe për një gotë raki siç preferoi të shprehej Frroku.

Lek Frroku: Ato prona janë shpërndarë që në vitin 2002 nga kryepleqnit e fshatrave se këtu me një gotë raki, me 50 mijë lekëshe?se kur janë në administratë njerëz pa shkollë kështu vazhdon.

Sipas Frrokut organi i akuzes po vepron në me dy standarte.

Lek Frroku: Prokuroria po luan me dy standarde sepse për të njëjtën akuzë dhe për akuza edhe më të rënda, Prokuroria ka zëvendësuar masën e sigurimit. Unë ndoshta seancën tjetër do kërkoj edhe dorëheqjen e Prokuror nuk ma merr mendja të kalojë vettingun për një arsye se së pari duhet ti kontrollohen dëftesat. Vetëm janë futur zyrtarët e PD dhe të LSI, asnjë zyrtar tjetër. Është folur për një dosje tjetër, pse prokuroria nuk e nxjerr këtë dosjen tjetër.

Lek Frroku i cili ka aktiviete biznesi në lezhë, është vënë nën akuzë për tjetersimin pronave tek Rana e Hedhun, ndërsa vijon të qëndrojë në arrest shtëpie prej më se dy muajsh.

Ai ka kërkuar në Gjykaten e Lezhës zevendesim të mases së sigurisë dhe seanca në ngarkim të tij u shty dhe do të zhvillohet me datën 20 qershor. Për tjetersimin e pronave në Shëngjin në muajin mars u arrestuan disa përsona mes tyre dhe kryetari i bashkisë së Lezhës, nënkryetari dhe anëtarë të këshillit bashkiak. Shumica prej tyre u lanë të lirë më pas nga gjykata.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-i-akuzuari-tjeterism-pronash-akuza-prokurorise