Ministri Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj në 3 vjetorin e krijimit të Këshillit të Investimeve e quajti atë një histori suksesi. Duke u ndalur në investimet e huaja Ahmetaj shprehu ambicien se ato do të arrijnë në gati 1 miliard dollarë deri në fund të vitit 2018.
Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte shënuan vlerën e 284 milionë eurove, shifër kjo që rezulton me rritje vjetore prej 62% ose në nivelin më të lartë të 8 viteve të fundit. Parashikojmë që këtë vit investimet e huaja të shkojnë në 1 miliard dollarë.
Arben Ahmetaj