Report Tv - Grabitën 11 kasaforta, goditet banda e armikut të Shullazit dhe ish-policit

2018-06-18 8

Operacioni ?Forca e Ligjit? ka goditur një grup kriminal që grabiste kasafortat e bizneseve në kryeqytet dhe disa qytete. Në pranga kanë rënë pesë persona, mes tyre një ish-oficer policie, dhe Gjon Pelivani i njohur si armik i Shullazit, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje. Engrid Hënaj ka qenë ish-oficer policie i arrestuar më parë, pasi komunikonte me një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine.

Të arrestuarit, sipas policisë lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Ata kanë kryer 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve. Ndërkohë që janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve. Grabitjet kanë nisur nga prilli i 2017 deri në qershor të këtij viti, kur janë realizuar tre të tilla, nga 11 në total.