Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare kritikon prokurorinë se është ende e ndikuar nga ndërhyrjet politike duke e bërë ende të pabesueshme për publikun. Edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ekzekutivi shprehet se duhet të ketë më shumë bashkëpunim me institucionet e tjera pasi rezultatet e deritanishme janë të dështuara. Në MEMO theksohet se fenomeni I terorizmit ka nevojë për një përqasje të përbashkët nga të gjtiha institucionet për parandalimin.
Qeveria shqiptare kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme të intensifikojë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të garantojë pavarësinë së institucionit ligjzbatues.
Sipas kësaj MEMO që Ora News disponon qeveria ngre ende shqetësim faktin se sistemi gjyqësor vijon të perceptohet si I korruptuar dhe se në sistem vijon të ketë ende influencë politika.
?Ekzistojnë raporte të vazhdueshme për ndërhyrjen politike në çështjet e hetimit dhe të gjykatave. Kohëzgjatja e përgjithshme e procedimeve është shkak shqetësimi dhe lidhet kryesisht me mungesën e kapacitetit dhe papërshtatshmërisë së dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurave. Me qëllim përmbushjen e prioritetit kyç të reformës në sistemin e drejtësisë, gjatë vitit të ardhshëm, duhet të avancohet për implementimin e dispozitave të reja kushtetuese dhe legjislacionit të ri të lidhur me to?.
Në MEMO qeveria thekson se Prokuroria duhet të forcojë bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese në ndjekjen penale dhe ndërshkimin e korrupsionit me zero tolerancë. Gjuthashtu në MEMO shfaqet hapur pakënaqësia me punën e Prokurorisë në goditjen e krimit ekonomik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-e-pakenaqur-me-prokurorine