Ora News - Audiopërgjimi për Agron Xhafajn, prokurorët për të dytën herë në Itali

2018-06-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njëri nga prokurorët që po heton përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet të jetë protagonist, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qëndruar në Itali ditët e fundit. Shkak për këtë vizitë në vendin fqinj, është bërë procedura mbi bazën e të cilës do të realizohet ekspertiza në shtetin italian dhe kërkesa që të përshpejtohet përgjigjia që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar në lidhje me këtë çështje.

Për të dyten herë brenda pak javësh prokurorët që po hetojnë audio-përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë shkuar në Itali për të marrë kontakt me institucionet homologe që po kryejnë ekspertizën e zërit.
Njëri nga prokurorët e çështjes ka qëndruar në Itali javën që shkoi ku ka marrë kontakt me autoritetet për sqarimin e procedurave me qëllim që përgjigjia e kërkuar të mbërrijë sa më shpejt në Shqipëri.
Shkak dyshohet të jetë bërë procedura që do të ndiqet për kryerjen eskpertizës së audio-përgjimit në një nga laboratorët e policisë së vendit fqinj, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e regjistrimit të çështjes në Itali.
Dërgimi i zërit nga organi i akuzës me anë të letërporosive duket se ka hasur e probleme proceduriale që mund të vonojnë rezultatin e saj, pavarësisht angazhimit te disa institicioneve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audiopergjimi-agron-xhafajn-prokuroret-te-dyten-here-ne-itali

Free Traffic Exchange