Ora News - Mot me shi gjatë gjithë qershorit, bëni kujdes nga rrufetë!

2018-06-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Moti i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe shi pasdite, do të jetë prezent gjatë gjithë muajit qershor. Por Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron pushuesit të kenë kujdes nga rrufet, pasi kanë aktivitet në rritje, kryesisht në zonat bregdetare.

Moti do të jetë i tillë, i paqëndrueshëm përgjatë gjithë qershorit....

Pjesa e parë e ditës do të jëtë me diell dhe temperatura që shkojnë deri në 30 gradë celsius dhe pasditeve do të ketë shira lokalë, deri në rrebeshe.

Instituti i Gjeoshkencave e shpjegon kështu paqëndrueshmërinë e klimës.

Meteorologu, Metodi Marku, kërkon nga qytetarët dhe pushuesit të bëjnë kujdes, pasi ka prezencë të lartë të shkarkesave elektrike, rrufeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mot-me-shi-gjate-gjithe-qershorit-beni-kujdes-nga-rrufete