Ora News - Urbanët mbeten pa kushte, udhëtarët ankohen për vonesa dhe mungesën e kondicionerëve

2018-06-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e çmimit të biletës së urbaneve me 10 lekë prej dy vite e gjysmë, nuk e ka bërë më të lehtë udhëtimin e qytetarëve.

Nëse zgjedh transportin publik për të shkuar nga një destinacion në tjetrin, duhet të presësh gjatë në rradhë, pasi urbanët nuk respektojnë oraret e vendosura nga Bashkia e Tiranës që variojnë sipas linjave nga 3-8 minuta.

Qytetari: Kushtet e urbanëve janë skandaloze, sidomos urbanët e Qytetit Studenti që vijnë një herë në gjysmë ore dhe mbushen plotë.

Qytetari: Ke një autobus çdo 15-20 minuta.

Ardhja e verës, rikthen edhe shqetësimin e kondicionereve, ku operatorët privatë për të mos shpenzuar më tepër i mbajnë ato të fikur.

Në mungesë së kondicionereve udhëtarët kanë zgjedhur alternative të tjera për t`ju shpëtuar temperaturave të larta.

As gjobat e vendosura nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorëve nuk kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e operatorëve privatë.

Inspektori, Estref Agalliu, thotë se per një muaji e gjysmë janë vendosur në total 117 gjoba, vlera maksimale e të cilave shkon deri në 5 mijë lekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/urbanet-mbeten-pa-kushte-udhetaret-ankohen-vonesa-dhe-mungesen-e-kondicionereve