Ora News - “Tarragona 2018”, Meta i dorëzon flamurin kampionit Izmir Smajlaj

2018-06-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzoi gjatë një ceremonie soleme, Flamurin Kombëtar ekipit dhe delegacionit zyrtar, që do të marrin pjesë dhe do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018" në Spanjë.

Kreu i shtetit Meta duke iu drejtuar sportistëve tha se në këto Lojëra ekipi ynë olimpik i ka të gjitha shanset falë përkushtimit pasionit dhe talentit që të ketë rezultate shumë të mira.

"Është kënaqësi e veçantë që t'iu pres të gjithëve sot në prag të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Spanjë dhe me këtë rast t'iu uroj suksese në këto Lojëra, për të cilat ju jeni përgatitur për një kohë të gjatë me një dëshirë dhe me një qëllim, për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë dhe për të përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze flamurin tonë kombëtar".

Presidenti Meta theksoi se medaljet do të ishin të mirëpritura nga të gjithë shqiptarët që po përjetojnë edhe vitin Kombëtar të Skenderbeut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tarragona-2018-meta-i-dorezon-flamurin-kampionit-izmir-smajlaj

Free Traffic Exchange