Një miliardë dollarë investime të huaja - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave Arben Ahmetaj paralajmëroi se ky vit do të shënojë një bum të investimeve të huaja. Sipas tij tendenca e vërejtur në 3 muajt e parë ku shifra arrit në 284 milion euro, duket se do të vijojë përgjatë gjithë vitit.



Sipas tij dy kompani të mëdha të huaja do te nisin të operojnë në vendin tonë.



Duke folur për klimën ekonomike në Këshillin e Investimeve, ministri u ndal edhe tek hartimi i një ligji të ri për investimet kur trajtimi i investitorëve të huaj do të jetë i njëjtë me ata vendas.Ndërkohë brenda kësaj jave do të miratohet në qeveri paketa fiskale, e cila do të synojë drejt reduktimit të disa barrierave që shqetësojnë biznesin.

Free Traffic Exchange