Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu dhe Bujar Nishani janë dekoruar për kontributin e dhënë për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
Në çeljen e Javës Çame, gjatë fjalës së tij Alfred Moisiu u bëri thirrje çamëve që të bashkohen.
Alfred Moisiu: "Ka disa momente kur njeriu emocionohet dhe duke falenderuar shoqatën 'Çamëria' dhe Partinë për të Drejtat e Njeriut për këtë nder që më bëtë sot duke më vlerësuar kontributin që kam bërë dhe do ta bëj sa të jem gjallë sepse unë i përkas një brezi, familjeje, në shkollë e shoqëri ne jemi edukuar të mos harrojmë as Kosovës, as Gjermanisë. Por të gjithë duhet që me drejtësi ta shikojnë njëri-tjetrin dhe marrëdhëniet ti kemi të drejta. Unë një këshillë kam si burrë i vjetër për çamët që duhet të bashkoheni."
Ndërsa ish-presidenti Nishani u shpreh se çështja çame nuk është çështje urrejtje por drejtësie.
Bujar Nishani: "Jam i nderuar që bëhem pjesë e kësaj vëmendjeje, e këtij angazhimi dhe këtij nderimi nga ana juaj. E kam kuptuar se çështja çame nuk është një çështje urrejtje, revanzhi apo hakmarrje por është një çështje e drejtësisë, dinjiteti, integriteti, është një çështje prosperiteti, është një çështje evropiane."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/alfred-moisiu-e-bujar-nishani-dekorohen-kontributin-e-dhene-ne-ceshtjen-came