Policia aksione në bregdet, bllokohen mjete lundruese - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është një nga mjetet e shumta lundruese që lëviz në bregdetin shqiptar. Policia e kufirit gjatë një inspektimi nga Shëngjini deri në Sarandë ka bllokuar disa mjete për mungese dokumentacioni.
Nga kontrollet e bëra vetëm në muajin qershor, policia ka bllokuar dhe 17 mjete te cilat kishin probleme me dokumentacionin.
Sipas policisë, qëllimi i aksionit është parandalimi i incidenteve që mund të vijnë nga këto mjetë gjatë sezonit.
E pranishme në inspektim ishte edhe zv/drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila ka parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta.
Pjesë e planit është edhe ngritja e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bovave dhe tapave për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese.Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.