Sarandë, qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë nga policia 24-vjeçari

2018-06-18 1

Policia njofton se në zbatim të plan masava të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Në këtë kuadër Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Alvin Musaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, më datë 17.06.2018, në vendin e quajtur ?Rruga e pestë? , Sarandë, u kap me një armë zjarri pistolet tip ?Smith & Ëesson?, me 6 fishekë.

Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.