Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Masat antikorrupsion që kanë ndërmarrë qeveria kanë nisur të japin rezultatet e para konkrete.
25 punonjës të administratës publike, përkatësisht të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale vetëm gjatë periudhës 16 prill ? 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit.
Gjatë takimeve të zhvilluara në njësitë administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies, ?Puna për Shqipërinë që duam?, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndarë me banorët e këtyre zonave masat e marra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit.
?Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfhirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjesit më të thjeshtë?, ka deklaruar ministrja Gjonaj.
Në rolin e Koordinatore Kombëtare antikorrupsion Gjonaj është ndalur në veçanti në përbërjen dhe funksionim e Task Forcës antikorrupsion duke thënë:
?Një ndër mekanizmat që është ngritur për të kapur dhe për të luftuar rastet e korrupsionit është pikërisht Task Forca kundër korrupsionit. Task forca ka në përbërje të saj Drejtorinë e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, Agjensinë e Prokurimeve Publike dhe një sërë drejtorish apo agjensish të tjera, të pavarura, të cilat të gjitha së bashku, në mënyrë ndërinstitucionale do të bëjnë të mundur që të gjitha zyrat e shtetit ku ofrohet shërbim të kapin rastet abusive të kryera nga punonjësit e Administratës Publike?.
Ministrja e Drejtësisë ju ka kërkuar banorëve që jo vetëm të mos pranojnë të japin rryshfet, port ë denoncojnë çdo rast kur punonjësit e administratës u kërkojnë shpërblim për shërbimet publike që ua garanton shteti pa pagesë.
?Ju lutem mos pranoni të jepni rryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe përsonalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk toletohet as edhe një?, është shprehur ministrja Gjonaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korrupsioni-25-punonjes-te-zrpp-dhe-aluizni-t-jane-derguar-ndjekje-penale-gjate-nje-muaji