Ora News - Nis Rruga e Arbrit, Rama premton: Përfundon brenda 2021

2018-06-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë kësaj të dielë, qeveria jo vetëm çeli punimet për Rrugën e Arbrit, por mirëpriti në radhët e PS edhe 2 deputete që u larguan nga PDIU duke e bërë mazhorancën me 76 deputetë.

Rama në çeljen e punimve të Rrugës së Arbrit tha ajo do të përfudnojë brenda këtij amndatit pra brenda vitit 2021 dhe se rrugët që do të ndërtojë qeveria do të jenë një realitet me standarde europiane, ndryshe nga projektet aventureske që la Berisha.

Rama: Ner gjëtëm një projekt që kushtonte shumë më tepër se ky dhe që ishte mizerje. Por rruhët tona do jenë HD, nuk do jenë rrrrr si rrugët se Saliut.

Gjatë mëngjesit të sotëm kryeministri u prit me protesta në Peshkopi dhe në Klos, por për Rama kjo protestë i ngjasonte me filmin "Koncert në vitin 1936"

Rama: E dini si është historia e qeverisë sime, si historia e një familje ku kryefamiljari i la të gjithë lekët në baste dhe u zhduk duke lënë të gjithë familjen në borxh. Kështu ishte shtëpia e përbashkët e Shqipërisë që na la ne Sali hajgarja. I thashë atje por do i them prapë këtu sot, për një arsye, se kur po vija këtu pashë nja 20-30 veta, ata të shkretë nuk kanë faj se kishin dhe një deputet atje në krye njësoj si çingiet e filmit "Koncert ne vitin 1936". Edhe Saliu, ma çoi Olta, kishte nxjerrë fotografi: Dibra e pret me protesta narko?,ku e di unë. "Koncert ne vitin 1936".Vetëm se ky ja merr të keqen Albert Verrisë se ky është 1000 herë më qesharak se roli i Albert Verrisë dhe këto çingijet e veta janë 1000 herë më qesharake se çingijet e Albert Verrisë që dalin nëpër cepa dhe i japin skapamentos me atë fuqinë motorrike që i ka ngelur Saliut dhe ju duken ato të skapamentos sikur janë bomba.

Por kishte edhe nga që e priten me shumë entuziazëm Kryeministrin Rama, siç ishte rasti i 90 vjeçari Ramiz Loka, i cili kërkoj që rrugës së Arbrit t'i vihet emri i Edi Ramës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ka patur ndërhyrje në projektin e vjetër për Rugën e Arbrit, me qëllim rrijtne e standardeve si dhe shkurtimin e distances.

Gjiknuri: Kemi kryer ndërhyrje duke rritur standardin e rrugës, e cila do të ndërtohet, duke shkurtuar më tej distnacën e cila nuk do të jetë më shumë se 69 km.

Ndërsa deputetja, Reme Lala që e mori mandate me PDIU tha se partia e saj është Dibra por shprehi mirënjohje për kryeministrin Rama që nuk e la jetime në politikë dhe për këtë arsye do t'i bashkohet PS. Por mazhorancës nga radhët e PDIU-së ju bashkua edhe deputetja e Elbasanit Elena Xhina.

Rruga e Arbrit, që lidh Tiranën me Dibrën do të kushtojë rreth 250 mln euro .
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-rruga-e-arbrit-rama-premton-perfundon-brenda-2021