Atletika, “mbretëresha” e harruar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-17 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atletika shqiptare ashtu sikurse shumë sporte të tjera e ka vuajtur jo pak tranzicionin e stërzgjatur shqiptar.



Degradimi i terreneve, largimi i kuadrove teknike jashtë vendit për arsye emigrimi ose spostimi drejt futbollit si përgatitës atletik, investimet e pakta nga qeveritë në thuajse tre dekada, politikat e munguara në nivel shtetëror dhe një sërë problemesh të tjera, ulën ndjeshëm numrin e atyre që dëshironin të ishin pjesë e disiplinave të atletikes. Edhe dalja e disa sportisteve elitare në këto vite më shumë ka qenë merite individuale sesa fryt i një pune kolektive.



Sot atletika nuk e justifikon epitetin, mbretëreshe e sporteve në Shqipëri. Qeveria Rama në fakt në këto vite ka bërë disa investime të rëndësishme në këto vite ne infrastrukture në qytete si Elbasan, Korçë dhe Shkodër por Tirana ende nuk e ka një të tillë prandaj edhe apeli i kampiones sonë Luiza Gega në këtë rast është tepër domethënës.



Zyrtari i lartë i ministrisë së arsimit rinisë dhe sporteve, Arjan Konomi thotë se ka një plan konkret edhe për pistën e tartanit në Tiranë.



Ndërkohe trajneri i Luiza Geges, Taulant Stërmasi i ka të qartë idetë sesi mund të përmirësohet në tërësi situata tek atletika shqiptare.



Emra të njohur trë atletikes shqiptare si Ruaf Dimraj, Vincens Kacagjeli, Liljana Kazanxhi etj kanë një sërë rekomandimesh për mënyrën sesi mund të ece përpara ky sport, dikur goxha elitar edhe pse në kushte të vështira. Ata bashkohen në faktin se baza është infrastruktura dhe në mënyre te veçante shkolla, aty ku duhet të punohet gjithnjë e më shumë për të evidentuar dhe punuar me talente.