Ora News - E rëndë, gruaja vret burrin në tregun e Milotit

2018-06-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Xhelozia dyshohet se ka qënë shkaku që një 35 vjecare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielën në tregun e Milotit ku Violeta Donaj, qëlloi katër herë me armë zjarrin 42 vjeçarin Kujtim Donaj. Pas krimit autorja tentoi të largohet, por ka përfunduar në prangat e policisë.

Në këtë treg të Milotit, 35 vjeçarja Violeta Donaj, qëlloi katër herë me armë zjarri bashkëshortin Kujtim Donaj duke i marr atij jetën.

Ngjarja e rëndë që kthen sërish krimin në familje ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të diele.

Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen.

Dëshmitarët thanë për Ora News, së këtë të dielë ata mbërritën në treg me automjete të ndryshme dhe dyshohet se më parë janë konfliktuar me njeri tjetrin.

Pasi ka qëlluar me katër plumba ndaj Kujtim Donaj, 35 vjeçarja ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga nga uniformat blu.

Në dëshiminë e parë para policisë, Vilota Donaj tha se xhelozia dhe dyshimet për tradhti bashkëshortore ishin shkaqet që e detyruan të kryente krimin.

Pas vrasjes së Ardjana Shahollit në Durrës, ky është rasti i dytë brenda një jave që krimi godet familjen, por këtë herë pas ngjarjes së rëndë qëndron një grua.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-rende-gruaja-vret-burrin-ne-tregun-e-milotit