Vuloset marrëveshja në Prespë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Republika e Maqedonisë se Veriut, tashme është zyrtare.
Konflikti gati 25 vjeçar mes Athinës dhe Shkupit, është mbyllur ne Prespe. Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras te shoqëruar nga ministrat e jashtë respektiv Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov vulosen marrëveshjen dhe zgjidhen një nga ngërçet me te mëdha diplomatike mes dy vendeve, për te cilin u desh dhe ndërhyrja e ndërkombëtareve.
Ne ceremoninë e mbajtur ne pjesën greke te Prespës, ishin te pranishëm dhe përfaqësuesja e larte e BE Federica Mogherini, negociatori  i OKB Metthw Nimits dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn.Tsipras ne fjalën e tij e cilësoi këtë një moment historik për te gjithë Ballkanin dhe përdori simboliken e muzikës për te treguar rendësinë e këtij momenti.
Tsipras: ?Më lejoni t'ju tregoj se jam një dashamirëse i muzikës ballkanase. Një vend i rëndësishëm në traditën ballkanike është vajtimi. Megjithatë, këngët e gëzimit kanë gjithashtu një vend të shquar. Një këngë e tillë e re fillon të shkruajmë së bashku sot në Prespë. Është koha për të kemi këngë të lumtura në Ballkan?.
Ndërsa Zaev e nisi fjalën e tij me një thënie te një prej simboleve te Greqisë, Aristotelit.Zaev: ?Ju nuk mund të arrini asgjë pa kurajo?. Sot ne po i japim fund një problemi të gjatë. Shoqëria maqedonase dhe greke duan paqe. Kemi guximin dhe kemi bërë një hap përpara. Faleminderit Alexis Tsipras për trimërinë që tregove, unë e di shumë mirë se nuk ishte e lehtë.Por simbolikat nuk ishin vetëm ne fjalime, por edhe ne veprime. Pas nënshkrimit te marrëveshjes nga dy ministrat e jashtëm, Zaev hoqi kollaren dhe ja dorëzoi atë homologut te tij Tsipras, i cili njihet për faktin qe nuk mban asnjëherë kollare. Edhe pse ndoshta nuk do ta përdor asnjëherë, Tsipras do te ketë kujtimin e tij nga kjo marrëveshje, e cila tashme ka pjesën me te vështirë, përballjen ne Parlament, si ne Shkup ashtu dhe ne Athine.

Free Traffic Exchange