Ora News - Ambasadorët e akredituar në Kosovë tur në veri të Shqipërisë

2018-06-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

15 ambasadorë, pjesë e trupit diplomatiK në Kosovë, morën pjesë në një tur turistik në verI të Shqipërisë nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë. Qëllimi i turit ishte promovimi i turizmit dhe njohja me resurset që ofron vendi ynë në zonën e veriut.

Nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, 15 anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë kanë nisur një tur në veri të Shqipërisë.

Ndalesa e parë ishte në qytetin e Bajram Currit ku u zhvillua një vizitë në Muzeun e Qytetit ndërsa Ambasadorët u takuan edhe me trupën artistike të qytetit.

Më pas udhëtimi vazhdoi drejt Valbonës, një nga pikat turistike më të frekuentuara në veri të Shqipërisë. Trupi diplomatik i akredituar në Kosovë u njoh nga afër me bukuritë natyrore dhe me traditat e banorëve të zonës.

Më pas turi vazhdoi me një vizitë në Hidrocentalin e Fierzës dhe në vazhdim, Ambasadorët udhëtuan me traget përmes liqenit në drejtim të Komanit duke shijuar edhe bukuritë që ofron kjo zonë.

Grupi prej 15 Ambasadorësh do të bëjë ndalesën e radhës në Shëngjin të Lezhës duke përmbyllur turin turistik të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë.

Kreu i përfaqësisë tonë diplomatike në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha për Ora News se qëllimi i turit ishte promovimi i turizmit në veri të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/turi-i-ambasadoreve-ne-veri