Gruaja vret burrin ne tregun e Milotit

2018-06-17 5

Tregu i Milotit u përgjak mëngjesin e të dielës, kur pas një grindjeje mes një çifti nga Rresheni, gruaja vrau bashkëshortin e saj me pistoletë.

Kujtim Donaj 42 vjeç u qëllua 4 herë nga bashkëshortja e tij Violeta Donaj 36 vjeçe.

Në treg çifti shiste çdo fundjavë perime të zonës. Një efektiv i policisë së burgut të Shënkollit në Lezhë, arriti të neutralizonte gruan, e cila tentoi te largohej pas krimit.

Nga hetimet e para sipas burimeve të policisë, mësohet se grindjet në çift kanë shoqëruar bashkejetesen e tyre. Sipas policisë shkak i konfliktit dyshohet se është bërë konsumimi i alkoolit dhe frekuentimi i lojrave të fatit nga Kujtim Donaj. Dëshmitarët thanë se bashkëshorti kishte kërkuar një shumë parash prej 10 mijë lekë të vjetra të cilat ishin mbledhur nga shitja në treg.

Pikërisht këtu nisi edhe konflikti mes tyre, çka bëri që gruaja të shkrehë armën ndaj babait të dy fëmijëve.  Hetuesit po verifikojnë nëse çifiti ka pasur rekorde apo denoncime ndaj njëri- tjetrit në polici më parë.

35 ?vjeçarja para ka pranuar autorësinë e krimit dhe është dërguar në komisariatin e Laçit ku edhe po merret në pyetje nga oficerët e krimeve.