Report TV - Baleti 'Liqeni i Mjellmave', 'pushton' Pallatin e Kongreseve

2018-06-17 1

Mbrëmjen e së shtunës është rikthyer për publikun, kryevepra e Çajkovskit, baleti "Liqeni i mjellmave". Ndërsa rolin kryesor e interpretoi me mjeshtëri primabalerina Ledia Sulaj, kjo ringjitje në skenë ka promovuar si solist kryesor balerinin e ri Anxhelo Muçollari. Çifti i balerinëvse në rolet Odeta-Odille ka marrë duartrokitjet e publikut

Primabalerina Ledia Sulaj është konfirmuar tashmë në rolet e mëdhenj që ka interpretuar në skenë. Ajo gjithmonë krijon figura delikate në skenë e ngritur në vallëzime të bukura që rrëmbejnë duartrokitje e publikut.

Ky baleti që ka marrë jetë për herë të parë në skenë nga mjeshtëri i baletit dhe i koreografisë Agron Aliaj në vitin 2004, u shfaq premierë një vit më parë me koreografi të Enada Hoxhës dhe Gerd Vaso. Koreografët e rinj i kanë bërë ndryshime duke modernizuar shumë pjesë të baletit, por mjellmat e Çajkovskit mbeten po ato, ashtu siç këtë herë Ledia Sulaj realizoi një mjellmë të vërtetë klasike.

Free Traffic Exchange