Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Kurbin, ku raportohet se një grua ka vrarë bashkëshortin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 e mëngjesit të sotëm, ku 35-vjeçarja Violeta Donaj., banuese në Rrëshen ka qëlluar me pistoletë të shoqin, Kujtim Donaj, në tregun e Milotit në Kurbin. Policia ka arrestuar autoren e krimit menjëherë pas ngjarjes.
Mësohet se çifti Donaj punonin si tregtarë në tregun e Milotit. Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Njëri nga fëmijët është 14 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në tregun e gjësë së gjallë në Milot, në një zonë të mbipopulluar.
Burime nga policia bëjnë me dije se mes dy bashkëshorteve ka patur një konflikt, por nuk dihen ende detaje për motivet e krimit. Janë shoqëruar disa persona në Polici.