Ora News - Bilanci i vettingut, 8 nga 14 subjekte kanë kaluar me sukses kontrollin

2018-06-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bilanci i vendimeve të KPK-së për katër mujorin duke se ka kaluar në favor të subjekteve që janë rikonfirmuar në detyre. Deri tani 8 gjyqtarë e prokurorë, kryesisht edhe kandidatët të organeve te reja KLGJ, KLP dhe KED, janë rikonfirmuar në detyre ndërsa janë rrëzuar 5 gjyqtarë e prokurorë të cilet nuk kanë justifikuar pasurinë. Të rrëzuarit i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duke kërkuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë.

Për katër muaj që kanë nisur seancat dëgjimore, Komisioni i Vetingut ka thirrur në seanca dëgjimore 14 prokurorë e gjyqtarë, nga të cilët 8 e kanë kaluar me sukses duke u rikonfirmuar në detyrë, 5 janë rrëzuar ndërsa për 1 vendimi pritet të shpallet në datën 20.

5 subjektet, të cilët nuk kanë mundur dot të kalojnë fazën e parë të verifikimit dhe automatikisht janë pezulluar nga detyra, janë kryesisht anëtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe kandidatë për KLGJ dhe KLP.

Kështu sipari i rrëzimeve nisi me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, më pas vijoi me kolegët e tij Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Të njëjtin fat e kanë patur dhe dy kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Besa Nikëhasani dhe Besim Trezhnjeva.

Ndërsa kanë kaluar testin dhe janë rikonfirmuar në detyrë dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bilanci-i-vettingut-8-nga-14-subjekte-kane-kaluar-me-sukses-kontrollin