Aktorët ngritën dje kuvendin te teatri. Në një ditë me shi, artistët dhe qytetarët të shumtë kanë protestuar në miniskenën e krijuar duke bërë thirrje për mos shembjen e godinës së teatrit kombëtar.
Aktorët e teatrit Kombëtar, përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe qytetarët të shumtë u mblodhën dje në një protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Artistët ngritën një minsikenë, e cila do të luajë rolin e kuvendit ku gjithësecili mund të japë mendimin e tij në lidhje me teatrin.
Këtë miniskenë të vogël do ta kthejmë në një kuvend të munguar të shqiptarëve, që do të thotë se çdo ditë do të ngrihemi të flasim në orë të caktuara, do bëjmë aktivitete të ndryshme kulturore për publikun.
Robert Budina, regjisor
Ky teatër nuk u përket vetëm artistëve, zakonisht ne jemi skena populli është poshtë. Por sot dita është që qytetarët të jenë në skenë dhe ne të jemi poshtë dhe të dëgjojmë se çfarë do populli.
Alert Celoaliaj, regjisor
Sot duhet të abandonohen nga ne këta zotërinj, sepse janë këta që shtyjnë Edi Ramën me shokë për të rrënuar këtë teatër.
Arben Derhemi, aktor
Artistët i bëjnë thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet nga vendimi për shembjen e teatrit kombëtar.