Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj kanë zhvilluar një takim me banorët në Fier, në të cilat janë ndalur në investimet që janë bërë për këtë zonë, duke ju referuar edhe përfitimeve direkte që kanë qytetarët në reformat ekonomike.
Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan një takim me banorë të Fierit. Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri u ndal tek investimet që janë kryer dhe ato në proces në këtë qark sa i takon infrastrukturës.
Ju e keni parë që janë bërë investime serioze në Fier. La përfituar nga investimet me serioze në energjinë elektrike. U bë rrjeti 20 kv për pjesën më të madhe të qytetit. Nuk ka përfunduar ende dhe do të vazhdojë pjesa tjetër. U zgjidh një gangrenë e akumuluar prej shumë vitesh në pjesën e energjisë. Kjo erdhi për shkak të reformave. Ne nuk do të kishim mundsi të investonim në energji elektrike nëse nuk do kryheshin ato reforma që përmendi dhe Ministri i Financave.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri