Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Goditet një grup i trafikut të lëndëve narkotike në Shkodër. Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë, si grup i strukturuar kriminal në fushën e Narkotikëve.
Operacioni i koduar WEST UNIVERS? u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 16 qershorit ndërsa procedimi penal kishte nisur më 7 qershor. Gjatë operacionit u sekuestruan 200 kg kanabis.
Si ra në gjurmët e grupit kriminal?
Procedimi penal nisi më 7 qershor 2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër mbi bazën e infomacionit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër se shtetasi Ramadan Mustaf Dushaj, i datëlindjes 03.10.1957 lindur dhe banues në fshatin Dobre të Malësisë së Madhe, organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.
"Nga infomacioni i marrë në rrugë operative ka rezultuar se shtetasi në fjalë kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore. Sipas informacionit, shtetasi në fjalë kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim shtetasi Ramadan Dushaj mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste" informoi prokuroria e Shkodrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkoder-goditet-trafiku-i-droges-i-kamufluar-si-tregti-me-produkte-bujqesore