Të dielën do të nisin punimet për Rrugën e Arbrit. Por ky projekt duket se do të pasohet nga një tjetër investim i rëndësishëm dhe i kushtueshëm në infrastrukturë për këtë qark, rruga e Lurës. Të paktën këtë premton Kryeministri, i cili ishte paraditen e shtunë për të prezantuar përfshirjen e kësaj zonë të harruar në programin e 100 fshatrave turistik.
Banorët i thonë se është i pari Kryeministër pas Mehmet Shehut, që e viziton Lurën dhe meraku i Kryeministrit pas këtij informacioni duket i përligjur.
Rama u kërkon banorëve të fokusohet tek Agroturizmi si një mundësi për të nxjerrë familjet e tyre, por dhe të gjithë zonën e Lurës nga varfëria. Ndërsa vetë qeveria do të ndihmojë duke kryer ndërhyrjen në rehabitimin e banesave të vjetra.
Kryeministri dhe një pjesë e kabinetit të tij do të zhvillojnë takime gjatë kësaj fundjavë në qarkun e Dibrës si pjesë e fushatës së llogaridhënies.