Report Tv në kampin e azilantëve, siriania: Më kanë vrarë familjen, më lini të iki në Holandë

2018-06-16 0

Vetëm në dy ditë policia shqiptare ka ndalur 31 emigrantë nga Pakistani, Afganistani dhe Siria të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht nëpërmjet vëndit tonë drejt shtetëve të BE-së. Po ku dërgohen këtë shtetas, cili është intinerari që ata kanë ndjekur në udhëtimin që zgjat nga 2 javë e deri në 2 muaj.

Report Tv është ndalur në kampin e azilkërkuesve në periferi të Tiranës në Babrru aty ku emigrantët strehohen deri në dhënien e statusittë azilantit apo qëndrojnë përkohësisht për t;u deportuar me dëshirë. Ata nuk vijnë vetëm nga Siria, por ka dhe nga Maroku, Afganistani, Jemeni e Pakisatani, por askush nuk dëshiron të qëndrojë në shqipëri.

Free Traffic Exchange