http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ekonomitë më të mëdha botërore janë praktikisht në luftë. Kështu janë shprehur zyrtarët kinezë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa prej 35% në 50 miliardë dollarë mallra kineze.
Ministria e Tregtisë e Kinës në një deklaratë për mediat tha se vendimi i presidentit amerikan konfirmon kërcënimin e bërë nga Trump që në muajin mars.
?Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të ndryshojnë mendjen dhe tani kanë nisur një luftë tregtare. Kina nuk dëshiron një luftë tregtare por do të luftojë fuqishëm në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare, globalizimit dhe sistemit të tregtisë botërore?, thuhet në deklaratën e Pekinit.
Nga ana tjetër qeveria kineze thotë se do t?i kundërpërgjigjet me të njëjtin çmim tarifave të SHBA-se të cilat do të zbatohen kryesisht në produktet e hapësirës ajrore, robotike, prodhuese dhe auto industrisë së Kinës.
Pekini gjithashtu ka njoftuar anulimin e të gjitha marrëveshjeve ekonomike të mëparshme me SHBA.
Edhe 28 anëtarët e Bashkimit Europian ranë dakord për vendosjen e tarifave ne shenjë hakmarrjeje ndaj produkteve amerikane.
Masat e Trump për tarifat shtesë në masën 25% për hekurin dhe çelikun dhe 10% për aluminin, për Kinën, Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimin Europian kanë shkaktuar zemërimin e aleatëve më të mëdhenj të Shteteve te Bashkuara.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ndërkohë ka deklaruar se politikat e planit të Trump ?Amerika e Para? po dëmtojnë sistemin tregtar të botës.