Presidenti i Republikës i akordoi violinist" /> Presidenti i Republikës i akordoi violinist"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës i akordoi violinistes Ervis Gega titullin e lartë ?Naim Frashëri? me motivacionin ?në shenjë vlerësimi për kontributin artistik si një violiniste e shquar dhe e suksesshme shqiptare e cila interpretuar në festivalet shqiptare dhe në skenat e mëdha botërore?.
Ceremonia u bë në Berlin ku Presidenti Meta ndodhet për vizitë.
Presidenti Meta me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga violinistja e shquar për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
?Kam privilegjin që si President të Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj?, - tha Presidenti Meta.
Duke vlerësuar talentin e zonjës Gega, performancën e saj në skenat më prestigjioze të Gjermanisë dhe të botës, si dhe karrierën shumë të suksesshme artistike si Koncertmaestre e parë e Filarmonisë së Bonn-it, Presidenti Meta nënvizoi se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/violinistja-e-njohur-ervis-gega-merr-titullin-naim-frasheri