http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një zjarr gjigand përfshiu shkollën e njohur të arteve në Glasgou të Anglisë, duke shkrumbuar pjesën më të madhe të saj, përfshirë dhe disa ndërtesa aty pranë.
Më shumë se 120 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët. Sipas autoriteteve, zjarri nisi rreth orës 23 mbrëmjen e së premtes, por flakët u vunë nën kontroll vetëm mesditën e kësaj te shtune.
Megjithatë ka ende disa vatra që vijojnë të mbeten dhe më shumë se 50 zjarrfikës janë në gatishmëri.
Shkolla e Artit në Glasgou e njohur botërisht, ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2014, ku u shkrumbua një pjesë e saj, por një nga dëshmitarët i terrorizuar ka thënë se zjarri dukej më i rrezikshëm se ai i 4 viteve më parë.
Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por dëmet materiale konsiderohen të mëdha edhe në ndërtesat ngjitur. ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.