Ora News - Rama: Rruga e Arbrit kafshatë e madhe për tu gëlltitur

2018-06-16 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ishte sot pranë banorëve të Lurës për të prezantuar projektin për zhvillimin e zonës por dhe për të bashkëbiseduar me banorët e zonës.

Rruga e Arbrit nuk ka nisur ende, edhe pse premtohet, prandaj Rama nxitoi të thoshte se nuk e kishte harruar. Gjithashtu i kujtoi se ishte një kafshatë e madhe për buxhetin e shtetit

Edi Rama: Duhet të investojmë rrugën dhe kjo na bëhet kafshata e dytë e madhe për buxhetin se qenka e thënë që gjithë kafshatat e mëdha ti gëlltisim këtu në Dibër. Rruga e Arbërit është e bukur për tu thënë e bërë, por është kafshatë e madhe për tu gëlltitur nga buxheti i shtetit. Dhe kjo rrugë është e bukur të thuhet dhe e bukur të bëhet, por nuk është kafshatë e lehtë sepse kërkon një fond të konsiderueshëm dhe sigurisht që ajo që kthen mbrapa është shumë e madhe po ashtu. Ajo që unë ju them është se nuk do ta lëmë rrugën pa bërë.

Mos filloni që në sot në Facebook që të thoni përse nuk u bë rruga. Nuk mund të bëhen rrugët kaq kollaj sa thuhet fjala sepse kërkojnë një proces të tërë. Duhet projekti, financimi pastaj procedurat për të gjetur kush e bën, pastaj duhet nënshkruar kontrata dhe gjithë këto janë procese të gjata.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-rruga-e-arbrit-kafshate-e-madhe-tu-gelltitur

Free Traffic Exchange