Ora News - Nisin protestat festive për Teatrin Kombëtar

2018-06-16 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në oborrin e Teatrit Kombëtar është instaluar një skenë që do të presë çdo mbrëmje artistë dhe qytetarë, që kanë vendosur të protestojnë duke festuar.

Mbrojtja e Teatrit Kombëtar po kalon në një formë edhe më të organizuar. Artistë dhe qytetarë kanë prej premtes mbrëma një skenë për të ngritur zërin por edhe për ta bërë tërheqëse për qytetarët.

Edhe regjisorja Sesilia Plasari është pro idesë për të krijuar një mënyrë tjetër të rezistuari. Jo protestë duke vuajtur në greva urie, por duke u kënaqur kundër këtij regjimi që ajo e quan diktaturë.

Qytetarë të shumtë, të rinj janë ngjitur në skenë, dikush me një poezi, dikush me një performancë, e duke u kthyer sërish tek toni protestues i artistëve.

Një ditë pas takimit të hapur me kryetarin e bashkisë, artistët besojnë më me forcë se fillimi i dialogut me pushtetin do të ishte heqja dorë nga projektligji që i hap rrugë ndërtimeve të kullave në zonën e teatrit. Në të kundërt, ligji ua lejon të kërkojnë edhe referendum.

Kjo lloj proteste do të jetë e përnatshme. Mbetet për t?u parë ritmi dhe energjia e saj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nisin-protestat-festive-teatrin-kombetar