Report Tv - Deputetët që futën makina 100 mijë euroshe pa doganë në Shqipëri

2018-06-16 0

Mbi 100 deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë shfrytëzuar maksimalisht një privilegj që ua jap ligji, duke futur mjete ?pune? në pikat kufitare, pa paguar detyrimet doganore, siç paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Pas publikimit të listës së deputetëve dhe ish-deputetëve në tetor të vitit 2017, Shqiptarja.com ka arritur të zbulojë ekskluzivisht mjetet dhe mallrat që ligjvënësish shqiptarë kanë futur nëpër pikat doganore, pa paguar taksa.

Përpos deputetit Fatmir Mediu, i cili ka futur pa paguar detyrimet doganore një aparat telefonik, me vlerë 800 euro, të gjithë ligjvënësit dhe ish-ligjvënësit e tjerë kanë futur makina luksoze në pikat doganore, me vlerë nga 10 mijë euro deri në mbi 100 mijë euro. Mjetet janë blerë dhe sjellë kryesisht nga Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe në Shqipëri, në periudhën nga janari 2013 deri në maji 2018. Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj ka sjellë një makinë nga Britania e Madhe me vlerë 111 mijë euro, pa paguar detyrime doganore.

Halim Kosova ka sjellë dy makina nga Gjermania, konkretisht Benz-ML350 dhe BENZ, S350, me vlerë 63 mijë euro dhe 33 mijë euro, pa paguar detyrime doganore. Edhe pse ligji parashikon shfrytëzimin vetëm një herë gjatë mandatit të këtij favori, bie në sy që disa deputetë kanë sjellë më shumë se sa një makinë, pa paguar doganën. Deputeti Nard Ndoka ka blerë në Gjermani makinë me vlerë 85 060 euro.

Ndërkaq, deputeti socialist Sadri Abazi, ka blerë një makinë ?BENZ, AMG GT?, në Gjermani, me vlerë 105 mijë euro, pa paguar detyrimet doganore. Edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, ka blerë në Gjermani një makinë ?TOUAREG? me vlerë50 mijë euro. Ish-deputeti i PDIU, Omer Mano, ka sjellë nga Italia makinë 'RANGE ROVER?, me vlerë 102 500 euro, gjithashtu pa paguar dertimet doganore. Nga ligjit për statusin e deputetit kanë përfituar edhe Flamur Noka dhe Edi Paloka, deputetë të Partisë Demokratike. Ata i kanë konsideruar mjete pune dy makina, duke mos paguar taksën doganore.

Flamur Noka ka sjellë në Shqipëri një makinë ?BMË 7L?, me vlerë 40 mijë euro, ndërsa Edi Paloka makinë ?BENZ E 220 BT?, me vlerë 28 616 euro, nga Gjermania. Gjithashtu, ligji është shfrytëzuar edhe nga Anastas Angjeli, i cili ka sjellë në Shqipëri një makinë ?Audi A8?, me vlerë 87 mijë euro, nga Italia, pa paguar detyrimin doganor. Edhe ish-deputeti i PD, Kastriot Islami, ka blerë ?BENZ E 220CDI?, me vlerë 24 mijë euro, në Gjermani. Erion Braçe, Bashkim Fino, Genc Pollo etj., kanë marrë gjithashtu makina luksoze pa paguar detyrimet doganore.