Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria është e gatshme të sakrifikojë negociatat për të shpëtuar BE nga vala populiste, përndryshe deklaron kryeministri Rama, vendi jonë ka plotësuar të gjitha detyrat e lëna.
Në një intervistë për median austriake profil.at, Rama thotë se çelja e bisedimeve me 28 qershor nga Këshilli Europian do të ndihmonte Shqipërinë për të çuar më tej reformat.
I pyetur nga gazetari austriak, Otmar Lahodynsky, lidhur me çështjen e vëllait të Ministrit Xhafaj, ai tha se nuk ka kërkesë ekstradimi nga Italia.
Rama është ndalur edhe tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t?i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.
Intervista e plotë në shqip:
Gazetari: Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin kjo gjë nuk duket shumë mirë.
Rama: Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE atëherë unë jam gati.
Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-negociatat-beme-cfare-na-u-kerkua-nga-be-xhafajn