Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Procedohet djali që qëlloi me vezë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj paraditen e djeshme në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua në mometin kur Veliaj po hynte në takimin me aktorët lidhur me debatin mbi Teatrin Kombëtar.
21-vjeçari me iniciale O. G., banues në Tiranë është pjesë forumit të FRPD.
"Më datë 14.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit O. G., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:50, në rrugën "28 Nëntori", për shkak të detyrës ka qëlluar disa herë me vezë në drejtim të kryetarit të bashkisë, shtetasit E. V. Neni 237 i Kodit Penal,"-raporton policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qelloi-me-veze-erion-veliaj-procedohet-penalisht-21-vjecari